Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për mospajtimet mes kryeministrit Albin Kurti me atë të Shqipërisë, Edi Ramës.
Ajo, në një konferencë për media pas takimit me presidentin shqiptar Bajram Begaj, ka deklaruar se raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë të shkëlqyeshme dhe se mospajtimet mes dy liderëve janë tejkaluar.
“Jam e bindur që çdo diskutim i momentit që mund të ketë involvuar mospajtimet tashmë është tejkaluar”, transmeton Gazeta10.
“Qëllimi ynë pra Kosovës dhe i Shqipërisë është i përbashkët. Kosova e pavarur në kufijtë e saj aktual dhe e integruar në strukturat euroatlantike”, ka thënë Osmani në Tiranë.