Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani reagon pasi nismës së kongresmenëve për Kosovën në NATO: Përparojnë edhe interesat tona edhe ato amerikane

Gazeta10
01 Maj 2026 - 15:23

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se është mirënjohëse për kongresmenët amerikanë të cilët kanë iniciuar një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për të përkrahur Kosovën në integrimin drejt NATO-s.

“Liria e Kosovës u krijua së bashku me Shtetet e Bashkuara. Sot, Forca e Sigurisë së Kosovës qëndron si një forcë mbrojtëse e ndërveprueshme me NATO-n, e ndërtuar krah për krah me Forcat e Armatosura të SHBA-së. Me udhëheqjen dhe partneritetin e Amerikës, Kosova duhet të përparojë në mënyrë të qëndrueshme dhe të sigurt drejt vendit të saj të merituar në NATO”, ka shkruar Osmani.

“Ky është një angazhim strategjik i përbashkët dhe i fortë, si shkëmb, dhe një imperativ për paqen, sigurinë dhe stabilitetin për të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe për Evropën në përgjithësi.Kosova në NATO përparon si interesat tona, ashtu edhe interesat amerikane në kontinentin evropian”, ka shtuar ajo.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.