Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani: Serbia do tensione, me aleatët do t’i parandalojmë

Gazeta10
28 October 2022 - 14:57

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Serbia do tensione, raporton Gazeta10.

Osmani ka thënë se Kosova po punon me partnerët e saj për parandalimin e tensioneve.

“Tensionet, natyrisht që i ka për qëllim Serbia, por ne po punojmë me partnerët tanë që ato t’i parandalojmë”, ka thënë Osmani.

Osmani ka thënë se raportet e Ksoovës me SHBA-në janë të palëkundura dhe ashtu do të mbesin.

“Ashtu siç e ka thënë sekretari Blinken, raportet me ShBA-në janë të palëkundura dhe ashtu do të mbesin. Ju siguroj”, shtoi presidentja.

E para e shtetit nuk ka pranuar te flas lidhur me bisedat e Kurtit me zyrtarët e SHBA-së rreth afatit të targave.

“Besoj që mund të diskutoni me kryeministrin për bisedat që ai i ka pasur”, theksoi Osmani. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.