Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Osmani: Serbia po e acaron situatën e sigurisë në rajon

Gazeta10
04 Shtator 2023 - 12:42

Sipas presidentës Vjosa Osmani nuk është situata në veri të Kosovës ajo që ka acaruar marrëdhëniet me Serbinë, por që është kjo e fundit që acaron përherë situatën e sigurisë në rajon.

Këto komente Osmani i bëri në konferencë me presidentin shqiptar Bajram Begaj, pas takimit të përbashkët në Tiranë ku po qëndron për vizitë zyrtare.

E pyetur në lidhje me marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri, Presidentja Osmani është shprehur se janë të shkëlqyera “mes motrash” teksa ka shtuar se mund të fuqizohen më tej.

“ Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë të shkëlqyera, mes motrash. Marrëdhëniet mund të fuqizohen dhe më tej, do ta rrisim koordinimin mes nesh. Duhet të punojmë bashkë për t’i tejkaluar këto sfida. Nuk është situata në veri që ka acaruar dialogun Kosovë-Serbia, por është Serbia që acaron situatën në rajonin tonë. Nuk ka javë që kalon që dikush nuk gjuan me armë policët e Kosovës. Serbia po synon që ta destabilizojë Ballkanin Perëndimor dhe të atakojë sistemin e vlerave në qendër të të cilit qëndron BE dhe NATO. Serbia fut armatim në Kosovë ilegalisht, trajon struktura kriminale që ata të shkaktojnë probleme nëpërmjet armëve. Vazhdimisht fut grupe të krimit në veri. Kjo është një sfidë për rajonin tonë. Nuk duhet të lejojmë që plani i Putinit të zbatohet nga Vuçiç në Ballkanin Perëndimor. Duhet të qëndrojmë të bashkuar, bashkë me aleatët tanë që na kanë ndihmuar që të vijmë deri në këtë moment. Jam e bindur që çdo diskutim i momentit që mund të ketë shkkaktuar mospajtime, është kaluar. Qëllimi jonë i përbashkët, Kosova e pavarur. Të tejkalojmë çdo lloj mospajtimi të momentit që ekziston”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.