Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Osmani shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të akademikes Edi Shukri

Gazeta10
17 January 2023 - 11:05

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të akademikes Edi Shukri, raporton Gazeta10.

Osmani ka thënë se kjo vdekje është një humbje e thellë për dijen dhe shkencën shqiptare.

Më tej, ka thënë se ajo ka lënë gjurmë të pashlyera në fushat ku ka punuar.

Tutje, Osmani ka thënë se bashkëndjen me familjen, miqtë dhe kolegët e saj.

Këtu keni postimin e plotë:

Presidentja Osmani shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Akademikes Edi Shukriu

“Me dhembje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të profesoreshë Edi Shukriut, anëtare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, profesoreshë shumëvjeçare e Universitetit të Prishtinës, si dhe veprimtare e shquar politike dhe inistiucionale.

Ndarja nga jeta e Edi Shukriut është humbje e thellë për dijet e për shkencën shqiptare, pasi ajo ishte një emër i çmuar në fushën e arkeologjisë e të historisë, fusha në të cilat ajo ka lënë gjurmë të pashlyeshme.

Duke qenë ndër arkeologet e para shqiptare, ajo i vuri themelet e dijeve arkeologjike në Kosovë, së cilave ua kushtoi pothuajse tërë jetën, duke themeluar e drejtuar institucione e projekte të ndryshme kërkimore e shkencore.

Njeri me vokacion të theksuar poetik, prof. Shukriu është e njohur edhe në fushën e letërsisë. Ajo na i ka lënë trashëgim disa vepra poetike.

Në këto çaste të vështira, bashkëndjej me familjen, miqtë e kolegët e saj. I përjetshëm kujtimi për Edin, njofton Presidenca e Kosovës.  / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.