
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, ka thënë shtetet që rreshtohen me Putnin dhe ata me BE-në nuk duhet të trajohen njejtë, raporton Gazeta10.
Osmani ka thënë se është presidente e shtetit më proeuropian dhe se është duke treguar përkushtim drejt Bashkimit Europian.
“Jam presidente e shtetit më proevropian dhe kemi treguar përkushtimin tonë drejt BE-së dhe vlerave të BE-së, sidomos kur vjen për 100 për qind të rreshtimit me politikën e jashtme dhe sigurisë të BE-së, dhe për vënien e sanksioneve ndaj Rusisë”, ka thënë ajo.
Më tej, Osmani ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është vazhdimësi e mentalitetit të Serbisë së të 90-tave.
“Vuçiqi është vazhdimësi e mentalitetit që ekzistonte në Serbi në të ’90-at dhe ishte ky mentalitet që çoi në luftë e shkatërrim dhe vrasje të civilëve. Mentalitet që duhet të refuzohet nga të gjithë”, ka thënë Osmani. / Gazeta10