Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani takim me ambasadorin francez, flasin për zhvillimet e fundit dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare

Gazeta10
29 June 2024 - 9:33

Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar dje një takim  me Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

Sipas Presidencës, në takim është biseduar për zhvillimet e fundit në vend, Samitin e ardhshëm të Frankofonisë, si dhe procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Në këtë takim, Presidentja ritheksoi përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të vazhdueshëm në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Francës, në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.