Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani takohet me senatorin republikan Ted Cruz, flet për forcimin e partneritetit Kosovë-ShBA: Mbeten një aleat jetik

Gazeta10
13 December 2024 - 9:19

Vjosa Osmani ka vazhduar me takimet në Washington DC ku po qëndron për vizitë zyrtare për takime në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve.

Osmani ka njoftuar sot se është takuar me Senatorin republikan Ted Cruz, me të cilin ka thënë se ka diskutuar për forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe ShBA’së.

Ajo ka shtuar se se ShBA’të mbeten aleat jetik.

“Forcimi i partneritetit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, adresimi i sfidave të përbashkëta dhe shkëmbimi i ideve për bashkëpunim në fusha të interesit të dyanshëm ishin në fokus të takimit me Senatorin republikan Ted Cruz.

Shtetet e Bashkuara mbeten një aleat jetik për Kosovën dhe jemi mirënjohës për mbështetjen dhe përkushtimin e Senatorit Cruz ndaj vlerave dhe vizionit tonë të përbashkët”, ka shkruar Osmani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.