Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani takon ambasadorin Westerlund, kërkon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në KiE

Gazeta10
01 March 2023 - 19:44

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Suedisë, Jonas Westerlund, me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit në vend.

Në takim u diskutua edhe për procesin e anëtarësimit në Bashkimi Evropian, teksa Osmani kërkoi nga Suedia si kryesuese e Presidencës aktuale të Këshillit të BE-së, ta mbështesë aplikimin e Kosovës.

Tutje, Osmani dhe Westerlund diskutuan edhe për thellimin e bashkëpunimit bilateral, tregtar dhe ekonomik.

Në raport me dialogun me Serbinë, Presidentja Osmani theksoi se kjo Kosova ka marrë disa vendime jo të lehta në frymën e angazhimit konstruktiv. Megjithatë, sipas Presidentes Osmani këto vendime do t’i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon.

Të dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe për nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit në fushën e avancimit të pozitës së personave me nevoja të veçanta.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.