Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani takon Hovenierin, diskutojnë për zhvillimet e fundit në vend

Gazeta10
26 January 2023 - 19:37

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se sot e ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier.

Siç bëhet e ditur në një njoftim të shkurtër nga Presidenca, në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit dhe bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy vendeve.

“Në takim me ambasadorin Hovenier, Presidentja Osmani ka biseduar për zhvillimet e fundit, bashkëpunimin bilateral dhe rëndësinë e vazhdimësisë së koordinimit të rregullt ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.