
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, raporton Gazeta10.
Osmani nuk ka përmendur se kanë folur me kreun e qeverisë së Greqisë për njohjen e Kosovës nga Greqia.
Tutje, Osmani ka thënë se takimi ishte përmbajtësor dhe se Kosova mbetet e përkushtuar për bashkëpunim me Greqinë.
Osmani gjatë takimit ka përmendur Liberalizimin e Vizave si dhe anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës.
“Takim përmbajtësor mbi zhvillimet e fundit me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.
Theksova nevojën e përfundimit të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe nevojën për avancimin e rrugës euroatlantike të Kosovës, përfshirë anëtarësimin në Këshillin e Evropës.
Kosova mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të ngushtë me Greqinë. ”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10