Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani takon Lartësitë e Tyre Mbretërore të Luksemburgut

Gazeta10
27 Korrik 2024 - 13:16

Presidentja Vjosa Osmani, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Prindon Sadriu, kanë takuar në Paris mëngjesin e sotëm Lartësitë e Tyre Mbretërore, Dukën e Madh Henri dhe Dukeshën e Madhe Maria Teresa të Luksemburgut.

Temë e bisedës, siç njofton Presidentja Osmani, ka qenë fuqizimi i të mbijetuarve të dhunës seksuale të kohës së luftës.

“Duke bashkuar forcat, ne synojmë të përforcojmë zërat e të mbijetuarve dhe të forcojmë luftën tonë kolektive për drejtësi”, shkroi Osmani në platformën X.

Presidentja Osmani po qëndron në Paris për të përcjellë nga afër pjesëmarrjen e ekipit olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.