Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani uron Starmer për fitoren: “Mbretëria e Bashkuar ka një vend të veçantë në zemrat e kosovarëve”Osmani uron Starmer për fitoren:

Gazeta10
05 July 2024 - 13:53

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar liderin laburist, Keir Starmer, i cili pas fitores së thellë pritet të marrë postin e kryeministrit.

Osmani tha se vendi i tij ka një vend të veçantë në zemrat e kosovarëve, derisa shtoi se do të punojnë bashkë për të forcuar aleancën mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

 “Urime të përzemërta, Keir Starmer, për fitoren tuaj historike në zgjedhje! Mbretëria e Bashkuar ka një vend të veçantë në zemrat e të gjithë kosovarëve dhe jam e bindur se së bashku, ne do të punojmë ngushtë për të forcuar aleancën tonë të gjatë. Ju uroj suksese derisa po merrni këtë rol të rëndësishëm”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.