
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me vendimin e fundit të BE-së për liberalizimin e vizave për shtetin e Kosovës, raporton Gazeta10.
Osmani tha se vendimi i sotëm është fitore jo vetëm për vendin tonë por edhe përvetë demokracinë dhe unitetin në Evropë.
“Më 1 janar 2024, qytetarët tanë më në fund do të ndihen të barabartë me popujt tjerë evropian, për të lëvizur lirshëm në kontinentin që ata i përkasin, e për të cilin kanë kontribuar ndër shekuj. Tanimë, lëvizja në shtetet evropiane është më e lehtë, familjet tona janë më afër dhe mundësitë për avancim e bashkëpunim më të mëdha “, shkroi ajo./Gazeta10