Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Osmani: Veprimet e Policisë së Kosovës ndaj bandave kriminale të Vuçiqit janë legjitime

Gazeta10
26 Maj 2023 - 19:51

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se veprimet e Policisë së Kosovës ndaj strukturave ilegale janë legjitime.

Sipas saj, suksesi i këtyre veprimeve varen njëkohësisht edhe nga koordinimi me aleatët.

Osmani po ashtu ka theksuar se sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm.

“Veprimet e Policisë së Kosovës ndaj strukturave ilegale e bandave kriminale të Vuçiqit janë legjitime, në realizim të detyrave të tyre kushtetuese dhe në mbrojtje të të gjithë qytetarëve, pa dallim. Qëndrueshmëria, jetëgjatësia dhe suksesi i këtyre veprimeve varen njëkohësisht edhe nga koordinimi me aleatët që ishin dhe mbeten garantues të sovranitetit dhe pavarësisë sonë. Bashkë, jemi gjithnjë më të fortë!”, ka shkruar ajo në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.