Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

OVL-UÇK bojkoton ceremoninë përkujtimore në Reçak

Gazeta10
15 January 2023 - 18:44

Raporti: Gentiana Gashi / Kanal10

Reagime të shumta ka ngjallur shpërfillja e kërkesës së kryetarit të Reçakut, Agim Ramadani, për të mbajtur fjalim në ceremoninë përkujtimore të kësaj masakre. Nga dega e OVL- UÇK-së në Shtime, kanë treguar se si qeveria ka refuzuar, sipas tyre, që ata të mbajnë fjalime. Jo të kënaqur me këtë janë shprehur edhe ish-komandantë të UÇK-së, si dhe nga shoqatat e dala nga lufta, shkruan Kanal10.

Në ditën e përkujtimit të të rënëve në Masakrën e Reçakut, nuk ishin të pranishëm përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta.

Kjo pasi që ata e kanë bojkotuar ceremoninë e shënimit të 24 vjetorit të kësaj masakre, me arsyetimit se atyre Qeveria e Kosovës ua ka mohuar mbajtjen e fjalimeve.

Sekretari i degës së OVL UÇK-së në Shtime, Ramiz Smajli, ka thënë se ka pasur hezitime nga ekzekutivi të ketë fjalime për UÇK-në, ashtu sikurse edhe për kryetarin e fshatit të Reçakut.

Reagime të shumta ka ngjallur edhe nga ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, e ka quajtur censurë nga ana e institucioneve përzgjedhjen e personave për të mbajtur fjalime.

Derisa, arsyetimet e ekzekutivit i ka quajtur banale, kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashati.

Në akademinë përkujtimore në Reçak kanë mbajtur fjalime, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, si dhe kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu.

https://youtu.be/O1c0kVA8KXs

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.