
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka njoftuar se sot do të mbajë një konferencë për media.
Sipas njoftimit, konferenca do të zhvillohet në zyrat e OVL-UÇK-së në Prishtinë, me fillim nga ora 13:00.
Deri më tani, organizata nuk ka bërë të ditura detaje të tjera lidhur me temat që do të diskutohen gjatë kësaj konference.