Gazeta10

Pa shkolla e të bllokuar – serbët peng i barrikadave të tyre në veri të vendit

Veriu i Kosovës është ende i bllokuar nga barrikadat e vendosura nga serbët si shenjë revolte kundër arrestimit të ish-policit Dejan Pantiq, që dyshohet për sulmin e zyrave të KQZ-së në veri të vendit.

Por, peng i këtyre barrikadave po bëhen vet serbët pasi që atje nga sot shkollat fillore dhe të mesme nuk janë duke funksionuar, fëmijët janë duke qëndruar në shtëpi.

Ndërkohë Policia e Kosovës ka ndaluar po ashtu kalimin në pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinjë për shkak të ofrimit të sigurisë, gjë që ka pamundësuar kalimin edhe në këmbë edhe me veturë në këtë pjesë, raporton Gazeta10.

Për shkak të ngjarjeve në veri edhe Kosova edhe Serbia dje kanë mbajtur mbledhje të Këshillit të Sigurisë.

Pas kësaj mbledhje, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se janë duke pritur edhe pak për vendimin e KFOR-it për heqjen e barrikadave në veri të vendit, duke shtuar se Serbia po kërkon të vazhdoj luftën që e humbi dhe kjo përbënë kërcenim për vendin tonë.

Po ashtu Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, kërkoi që barrikadat të largohen.

Ndërkaq pas seancës së Këshillit të Serbisë, presidenti i Serbisë, Vuçiq tha se barrikadat janë shprehje e protestës kundër arrestimit të njerëzve të tyre.

Një ashtu Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka bërë të ditur dje se është formuar Shtabi i Krizave, i cili do të raportojë rregullisht për gjendjen në terren. 

Edhe gjatë mbrëmjes së djeshme rreth 21:00, në Rudar afër Zveçanit janë dëgjuar gjuajtje me zjarr./Gazeta10

NË FOKUS

gruaja
Vrasja e gruas në Pejë nga burri i saj, detajet e fundit nga rasti tragjik
valonn
Ky është i dyshuari për vrasjen e gruas në Ferizaj
vrasja-576x360-1
Vrasja në Pejë, reagojnë nga komuna: Gjyljeta punonte qe 20 vjet si asistente e stomatologut
KOBRA
Kush e vrau Ahmet Krasniqin?! - Historinë e padëgjuar e rrëfen Naser Vllasi(Kobra)
1-55-600x360-1
Një grua sulmon dhe rrah keq një grua tjetër në Prishtinë, arrestohet brenda pak minutave
akil
“Akil Gjakova është në arrati”, avokatja e gruas së tij jep detaje për divorcin e dhunshëm
Screenshot 2024-04-17 132715
“E takova një ditë më parë, ishte…” – qytetari nga Peja flet për takimin e fundit me Edmond Lajqin
naser
Detaje të padëgjuara nga Naser Vllasi –Shërbimi Intelegjent, Kadri Veseli pjesë e këtij shërbimi