
Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj analizës së Mehmet Krajës së ASHAK-ut, duke e quajtur një pamphlet për turp.
“Zoti Kraja, unë jam një person që kam kaluar gjithë jetën time duke u përpjekur të ndihmoj të tjerët, por nëse dikush mendon ndryshe, një është e sigurt, që nuk kam lënduar, fyer apo ofenduar njeri. Kjo është kultura ime e trashëguar. Duke lexuar atë pamflet që ju e publikuat, u habita jashtëzakonisht se si një person që pretendon se e do vendin e vet, përmes një pamfleti politik dhe propagandistik bëhet zëdhënësi më i denjë i propagandës së Ministrisë së Jashtme të Serbisë” ka shkruar Pacolli.
Postimi i plotë: