Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pagat dhe energjia ndikuan në rritjen solide të kostos së ndërtimit

Gazeta10
08 March 2024 - 12:14

Pagat dhe energjia janë dy nga faktorët që shkaktuan rritjen solide të kostos së ndërtimit në Kosovë në tre mujorin e fundit të vitit 2023, krahasuar me tre mujorin e tretë po të njëjtit vit.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), publikoi Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e katërt 2023, ku në mënyrë të detajuar shihet se cilët faktor ndikuan në koston e ndërtimit, raporton Gazeta10.

Sipas raportit, indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë pati rritje për 0,7% në tremujorin e katërt 2023, krahasuar me tremujorin e tretë  2023.

“Rritje kishte te pagat (5,1%), energjia (5,1%), kostot e tjera (0,9%, makineritë (0,2%) dhe transporti pa ndryshim (0,0%). Rënie  kishte  tek  materialet  (-0,1%)”, thuhet në raportin e ASK-së.

Ndërkaq, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak (TM4 2022), Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati rënie për -0,3%.

“Rënie më të madhe kishte transporti (-8,1%), materialet (-1,4%), ndërsa, rritje pati te pagat (7,4%), kostot e tjera (2,8%), energjia (1,2%) dhe makineritë (0,3%)”, përfundon raporti. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
26 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.