Gazeta10

Pagesa për qeset e plastikës, Selatin Kaçaniku propozon kthimin e tyre me pagesë

Në emisionin “Raport”, me gazetarin Naim Sadiku, kryetari i shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, duke komentuar udhëzimin administrativ për qeset e plastikës ka thënë se me vite kanë pritur zgjidhje për qeset e plastikës, raporton Gazeta10.

Ai tutje ka thënë se nuk është mirë që menjëherë të ndalohen qeset por qytetarët të fillojnë të paguajnë si komponentja kryesore socio-ekonomike.

“Ne jemi ata që me qeset e plastikës e ndotim mjedisin dhe duhet të bartim një pjesë të përgjegjësisë por kjo nuk mjafton por ne duhet të kujdesemi për atë se ku po përfundon ajo qese”, ka thënë Kaçaniku.

Ai tutje ka thënë se jo vetëm pagesë por duhet të jetë një stimulim që ne të kontribuojmë në kthimin e qeseve dhe të kryejmë një mision.

Kaçaniku ka thënë se nuk e ka pranuar udhëzimin administrativ dhe nuk ka informata që për këtë udhëzim është konsultuar këshilli për mbrojtjen e konsumatorit.

“Nuk mjafton që ne të paguajmë qeset por ne duhet t’i kthejmë ato dhe qytetarët të marrin pagesën në emër të mbrojtjes së mjedisit”, ka thënë tutje Kaçaniku. /Gazeta10/

NË FOKUS

384307148_759309882552137_8027141832280038016_n
“Çfarë të ju themi fëmijëve të Afrim Bunjakut sot?”– Haradinaj mesazh Qeverisë: Respektone uniformën
Spahiu 01
"Ligj i budallëm" – Spahiu: Çmenduri me u shkatërru krejt ky armatim, Ibishi i përgjigjet
382573520_654878606427125_4014125398153449515_n (1)
Përfundon me sukses aksioni i njësive speciale në pronat e Radojçiqit, çka konfiskoi policia? (FOTO)
IMG_4521
Këngëtari shqiptar pozon me Ivica Daçiqin në Aeroportin e Beogradit
LAJMI-I-FUNDIT (1)
Aksion i madh i Policisë në veri – Njësia Speciale futet në villën e Milan Radojiçiq
IMG_4463
Pamje nga sekuestrimi i automjeteve luksoze të Radojiçiqit (VIDEO)
1696157084_turqi
Publikohet momenti kur sulmuesi terrorist del nga vetura dhe shpërthen bombën në Turqi (VIDEO)
Ahmetaj
"Gjallë e kemi UÇK-në e Adem Jasharin - Xhafer Ahmetaj këndon live këngën që u bë virale gjatë sulmit në veri