Gazeta10

Pajaziti i PDK-së: Kurti erdhi në pushtet me kauza të rrejshme

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Zenun Pajaziti thotë se gjetja e disa pjesëve të mostrave të Astrit Deharit dhe mos-raportimet nga Qeveria Kurti në lidhje me këtë çështje janë skandaloze.

“Rasti Dehari është më skandaloz i mundshëm edhe në aspektin politik edhe në atë njerëzor. Paramendoni me çka e ushqejnë një kauz të rrjeshme të tyre, kur prindin e të ndjerit e kanë pjesë të parlamentit”, thotë Pajaziti.

Pajaziti në një intervistë për GazetaBlic tha se, ardhja në pushtet e Albin Kurtit është e bazuar në kauza të tilla dhe siç thotë ai, nuk befasohet më nga veprimet e tij, por nga veprimtarët që e përkrahin ‘heshtjen’ e Kurtit.

“Kurti nuk më befason më sepse ardhja e tij në pushtet është e bazuar në kauza të tilla. Më befasojnë shumë njerëz të mirë që nuk reagojnë, njerëz që janë veprimtar dhe jo njerëz të politikës, që lejojnë të keqpërdoret në mënyrë kaq të vrazhdë një proces i tillë dhe një kauzë e rrejshme që e përbaltë një familje të tërë. Kulmi ishte ky tashmë”, tha Pajaziti.

Sipas Pajaziti, Qeveria Kurti po mundohet të arsyetojnë para votuesve paaftësinë e tyre në lidhje me rastin Dehari.

“Për ta ushqyer këtë kauz të rrejshme, ata po marrin në qafë edhe njerëz të institucioneve duke përjashtuar vetë ata. Një ngjarje të tillë e përdorën për të ardhur në pushtet dhe tash janë duke u munduar të arsyetojnë para votuesve të tyre paaftësinë. Ky rast është pasqyra e kësaj qeverie, familja Dehari po përballet me këto skena që po i prodhon vet Albin Kurti”, tha Pajaziti.

NË FOKUS

plagosje
Këta janë dy personat e plagosur sonte në Prishtinë
1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
336590720_790074042536912_216558726298789015_n
Xhaka shënon gol në Serbi ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
foto
Dalin pamjet e vjedhjes së makinës së kosovarit në Tale të Lezhës në vitin 2020 (VIDEO)
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337527776_571608834975762_7782847739163049324_n
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
USHTA1679844550
Pamje të rënda, si po digjen rusët brenda llogoreve në Ukrainë