Ish-ministri i Brendshëm i PDK-së, Zenun Pajaziti ka kritikuar Qeverinë Kurti për qasjen ndaj zhvillimeve të fundit në veri.
Pajaziti në Prime Time tha se pushteti aktual sa ishte në opozitë, ka kritikuar qveritë e drejtuara nga PDK-ja për situatatë aso kohe në veri, teksa sipas tij, e njëjta tani nuk po është në gjendje të përballet me zhvillimet e njëjta, shkruan Gazeta10.
‘Ne kemi përgjegjësi prej shpalljes së pavarësisë, që t’i sigurojmë të gjithë qytetarët e Kosovës. Neve na kanë kritikuar pse s’po mund ta menaxhojmë kufirin atje, ja ku janë, kush i ndalon? Pse kemi barrikada në kufi, pse s’kemi insitucione atje? Me plotë kritika, ne kemi bërë të pamundurën që t;’i kemi institucionet tona. Është shumë lehtë me sulmu Serbinë, por ku jemi ne, çfarë po bëjmë ne? S’ju vjen fare turp që të arsyetohen për situatën në veri”, tha Pajaziti tutje. /Gazeta10