Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pak orë para tubimit të madh, LDK: Sulm i organizuar kibernetik ndaj nesh

Gazeta10
10 Maj 2026 - 16:54

Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin e saj të thellë për sulmin e organizuar kibernetik dhe fushatën e koordinuar të manipulimit digjital ndaj komunikimit publik të Kryetarit të LDK-së dhe thirrjes së tij për Tubimin e Bashkimit.

Brenda pak minutash, mijëra profile të dyshimta dhe llogari të automatizuara kanë ndërhyrë në mënyrë të sinkronizuar në platformat sociale, në një përpjekje të qartë për të deformuar perceptimin publik, për të ulur artificialisht besueshmërinë e komunikimit politik dhe për të krijuar atmosferë të rreme refuzimi e polarizimi.

LDK i bën thirrje qytetarëve të Kosovës që të jenë të vetëdijshëm se kjo pritet të jetë një nga strategjitë kryesore të fushatës së ardhshme zgjedhore: rrënimi i kredibilitetit përmes manipulimit digjital, propagandës së organizuar dhe ndërhyrjeve hibride në opinionin publik”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.