
Raporti: Gentiana Gashi/Kanal10
Projektligji për zyrtarët publik, ka nxitur reagime të shumta. Asociacioni i Komunave të Kosovës si dhe njohës të sistemit të drejtësisë, e kanë parë me shqetësim përmbajtjen e këtij projektligji. Sipas tyre, disa nga kriteret janë të pakuptimta dhe që do të dëmtojnë rëndë investime e bërë për reformimin e administratës publike, shkruan Kanal10.
Kritika të ashpra për përmbajtjen e Projektligjit për Zyrtarët Publi, kanë njohës të drejtësisë dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës.
Kriteret e punësimit, ushtrimi i detyrës mbi 6 muaj si dhe ndërrimin e zyrtarëve në administrata për çdo 4 vjet, ata i kanë parë me shqetësim.
Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka kërkuar nga ekzekutivi që të sqaroj disa nga pikat e parapara lidhur me pozitat administrative.
Sipas tij, me këtë përmbajtje të projektligjit, mund të ketë keqpërdorime nga partitë politike për punësimin e militantëve.
Njohës të drejtësisë, thonë se përmes këtij projektligji, rrezikohen investimet milionëshe për të forcuar administratën publike.
Sipas Miftarajt, Projektligji për Zyrtarët Publik mund të jetë në kundërshtim edhe me Kushtetutën e Kosovës./Gazeta10