Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Palatova: Përparimi i Kosovës në lirinë e medias të ruhet nga zyrtarët publikë dhe establishmenti politik

Gazeta10
03 Maj 2026 - 12:57

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin e 84-të, apo 15 vende më mirë sesa vitin e kaluar.

Shefja në detyrë e BE-së në Kosovë, Eva Palatova thotë se tani ky progres duhet “të ruhet”.

“Inkurajuese të shohësh Kosovën të ngjitet për 15 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufi. Ky progres tani duhet të ruhet nga zyrtarët publikë dhe establishmenti politik, të cilët ndajnë përgjegjësinë për sigurimin e një mjedisi që mundëson funksionimin e mediave. BE-ja do të mbështesë”, shkroi ajo në X

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.