
Një foshnjë është gjetur e braktisur në plazhin e Golemit. Policia tha se kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases D. S., 22 vjeçe, banuese në Durrës, nëna e foshnjës, raporton Euronews Albanian përcjell Gazeta10.
Sipas njoftimit të policisë foshnja, që ishte braktisur që në ditë më parë nga nëna, është dërguar në spitalin e Durrësit në gjendje të mirë shëndetësore. /Gazeta10/