Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pamje/ Bie në ara vetura e policisë pasi u aksidentua me veturën që po bartte një viktimë – 3 të lënduar

Gazeta10
23 Korrik 2024 - 21:06

Një veturë e Policisë së Kosovës ka përfunduar në ara pasi është aksidentuar me një veturë, në të cilën një familjar po transportonte një viktimë që dyshohet se kishte bërë vetëvrasje.

Policia i ishte përgjigjur këtij rasti, por në përcjellje e sipër në rrugën “Gaspër Karaqi” në Gjakovë, janë aksidentuar duke lënë të lënduar tre persona, dy zyrtarë policorë dhe një qytetar.


Këto informata i dha për GE zëdhënësi i policisë Rajonale të Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Sot policia ju ka përgjigjur një rasti ku një familjar me veturë ishte duke transportuar një viktimë e cila dyshohej se ishte vetëvrarë. Në përcjellje e sipër në rrugën “Gaspër Karaqi” në Gjakovë, janë aksidentuar vetura e policisë dhe vetura që bënte transportin e viktimës. Deri më tani tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore (dy zyrtarë policorë dhe një qytetar). Lidhur me rastin është njoftuar edhe IPK, në koordinim me të cilët do vazhdohet me procedim të rastit”, tha Elezaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.