Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pamje: GT 43-shi me tabela të huaja bën manovra të rrezikshme në komunikacion

Gazeta10
16 August 2026 - 11:26

Një Mercedes-Benz GT 43 është filmuar duke bërë lëvizje të rrezikshme gjatë qarkullimit në autostradë, në një segment ku po zhvillohen punime.

Në pamjet e siguruara nga Kanal10, shihet automjeti duke qarkulluar në rrugë, ndërsa në këtë pjesë janë vendosur shenja dhe barriera të përkohshme për shkak të punimeve.

Pamjet tregojnë manovrime që mund të rrezikojnë pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion, veçanërisht në një segment ku kërkohet kujdes i shtuar për shkak të punimeve në rrugë.

Lokacioni duket të jetë në drejtim të Gjakovës, ndërsa vendndodhja e saktë nuk është konfirmuar nga pamjet./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.