Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pamje kur Artan Grubi ndalohet në pikën kufitare “Bllacë”

Gazeta10
23 Shkurt 2026 - 8:53

Mëngjesin e sotëm rreth orës 6 minuta në vendkalimin kufitar “Bllacë” është paraqitur ish-zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, i cili kërkohej nga organet e rendit. Sipas njoftimit të MPB, i njëjti është arrestuar.

“Sot (23.02.2026) në orën 06:10, në pikën kufitare Bllacë, në hyrje të shtetit, është privuar nga liria Artan Grubi (48), i cili kërkohej me fletarrest ndërkombëtar për zhvillimin e hetimeve lidhur me veprën penale sipas nenit 354 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 3 dhe paragrafin 1, në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal”, thonë nga MPB./TV21

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.