
Një ngjarje interesante ka ndodhur sot në Komunën e Prishtinës, saktësisht Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka organizuar një ushtrim praktik në objektin e vjetër të komunës, ku për qëlllim ka pasur testimin e reagimit të pjesëtarëve të personelit komunal dhe qytetarëve të cilët gjenden brenda në rast të zjarrit dhe fatkeqësive tjera natyrore.
Po ashtu përmes këtij ushtrimi praktik është “testuar” edhe koordinimi i institucioneve për reagim në zjarre dhe fatkeqësi tjera natyrore si për: shuarjen e zjarrit, kërkim shpëtimin, evakuimin e personelit dhe qytetarëve.
Për shkak të ushtrimit, në koordinim me policinë është marrë mbyllur për qarkullim për dy orë një pjesë e rrugës “UÇK”.



