
Raporti: Bleona Dallaveraj/Kanal10
Kolegji Universum ka organizuar panairin me të madh në Kosovë për Karrierë dhe Studimeve Jashtë Vendit, ku rreth 70 biznese pjesëmarrëse e organizata kanë prezantuar tregun e punës dhe vende të lira të punës. Po ashtu edhe dhjetëra Universitete të botës kanë prezantuar programet për pranimin e studenteve nga Kosova.
Punë, studime në universitete me renome botërore, e karrierë jashtë vendit.
Këto janë ofruar për studentët e interesuar, në panairin me të madh për Karrierë dhe Studime Jashtë Vendit, të organizuar nga Kolegji Internacional “Universum”.
Të interesuarit kanë pasur mundësinë të takohen dhe të flasin për mundësi të ndryshme punësimi apo punë praktike me përfaqësues të 50 bizneseve, organizatave të ndryshme, si dhe të mësojnë për mundësitë e studimeve jashtë vendit në universitetet e shteteve pjesëmarrëse.
Rektorja e Kolegjit Internacional Universum, Shqipe Gërguri-Rashiti, ka thënë se ky organizim ka rëndësi të veçantë për studentët që janë në prag të diplomimit.
E përfaqësuesit e universiteteve pjesëmarrëse, janë shprehur të befasuar nga interesimi i studenteve kosovarë për të studiuar jashtë vendit.
Qindra vende të reja pune, i kanë prezantuar edhe bizneset të cilat operojnë në Kosovë.
Në këtë panair të pranishmit patën mundësi që të zgjedhin se ku do t’i kalojnë pushimet.
Ky panair i cili do të zgjasë dy ditë, me 10 dhe 11 maj, ka ofruar 70 biznese pjesëmarrëse dhe organizata, 6 Ambasada të huaja si dhe 72 përfaqësues nga 41 universitete, nga shtete të ndryshme të Evropës.