
Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Shqipe Pantina, ka kritikuar kryetarin e partisë, Lumir Abdixhiku, për mënyrën e funksionimit të brendshëm të subjektit politik dhe për përzgjedhjen e kandidatëve në lista.
Në Kanal10, Pantina tha se kritikët e zëshëm i spostoi…
“Nuk ishte znj. Osmani, as sot nuk vazhdon të jetë anëtare e LDK-së. Qëllimi ishte të përfaqësonte zërat ndryshe brenda LDK-së. Por çka ndodhi? Kritikët më të mëdhenj i spostoi krejt mbrapa në lista”, tha Pantina.
Ajo përmendi edhe disa figura të LDK-së që, sipas saj, nuk u trajtuan siç duhej në proceset zgjedhore.
“Hykmete Bajrami ka qenë e dyta më e votuar , pati numrin 12, Avdullah Hoti me 11, Arben Gashi që ka qenë shef i grupit parlamentar, 27 apo 28 nuk e di ku e pat vendosur. Ndërsa në dhjetëshen e parë ke pasur njerëz të cilët nuk kanë qenë fare në LDK ose njerëz rishtazi që nuk kanë as dy-tri vjet në parti”, u shpreh ajo./Gazeta10