Sport

Para finales me Ballkanin, Egbo: Prishtina shkon për trofeun dhe për Evropën

Gazeta10
21 Maj 2024 - 22:50

Prishtina do të përballet me Ballkanin të mërkurën (22 maj) në finalen e Kupës së Kosovës që fillon nga ora 15:00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Skuadra nga kryeqyteti do të tentojë me të gjitha forcat që të fitojë këtë finale, pasi përveç trofeut – synon edhe kalimin në parakualifikimet në Ligën e Konferencës.

Para finales, trajneri i Prishtinës – Emmanuel Egbo ka thënë se duan ta mbyllin sezonin me trofe dhe ta sigurojnë vendin në Evropë.

“Finale për të arritur objektivin që është vendosur nga të gjithë, ekipi dhe klubi”, ka thënë fillimisht ai.

“Besoj se është finale që duhet ta fitojmë, sepse Prishtina është klubi më i madh në Kosovë dhe nuk mund të ngelë pa e ngritur një trofe në sezon”.

“Është e vetmja rrugë që Prishtina siguron Evropën dhe Prishtina e meriton të jetë në Evropë. Unë jam gjithmonë optimist në çdo betejë, në çdo luftë që futem dua të jem fitimtar”.

“Nesër duam të shohim diçka interesante, të bëjmë mrekullinë, duke besuar në aftësitë tona dhe gjithmonë duke besuar në Hirin e Zotit”, ka shtuar më tej Egbo. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.