Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Paralajmërime për shtrenjtimin e energjisë elektrike, Bellaqa kërkon verifikim nga ZRRE

Gazeta10
30 Janar 2026 - 9:09

Ekonomisti Jakup Bellaqa, i ftuar në programin e mëngjesit në Kanal10 ka paralajmëruar për një rritje të mundshme të çmimit të energjisë elektrike, duke theksuar se një vendim i tillë do ta rëndonte edhe më shumë gjendjen socio-ekonomike të qytetarëve dhe bizneseve.

Sipas tij, KESCO ka propozuar rreth 21 për qind rritje të tarifave, ndërkohë që çmimi i energjisë është rritur edhe vitin e kaluar.

Bellaqa e cilëson këtë si një dukuri shqetësuese dhe apelon që Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), e cila pranon aplikimet për ndryshim tarifash, të bëjë një verifikim të detajuar para se të marrë vendim.

“Do të sugjeroja që ZRRE të jetë e arsyeshme dhe të mos marrë vendim për rritjen e çmimit të energjisë elektrike pa një shqyrtim të plotë,” ka deklaruar Bellaqa.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.