Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Paraliza shtetërore, Gjini: Politika t’i kthehet popullit ose me zgjedhje ose me protesta

Gazeta10
07 July 2025 - 18:52

Ngërçi politik në të cilin po ndodhet vendi qysh prej seancës së parë pas zgjedhjeve të nëntë shkurtit, sipas kandidatit për të parin e komunës së Vitisë, Labinot Gjini nuk duhet përcjellur me veprimet e fundit të ish-opozitës.

Sipas tij, të qëndruarit brenda edhe pas përfundimit të seancave bën që të “kapet peng” edhe politika në vend, përveç asaj të mos konstituimit të Kuvendit.

Gjini i ftuar në emisionin “Gazeta” të Kanal10, tha se politika duhet ti kthehet popullit, ose me zgjedhje ose me protesta.

“Nuk është zgjidhje që opozita të mbyllet në Kuvend, nuk duhet që jo vetëm t’i marrin peng institucionet e vendit, por nuk duhet ta marrin peng edhe politikën.Në këtë rast, opozita ose ish-opozita dhe partia e parë që ka dal nga zgjedhjet janë duke e marrë peng politikën duke e mbyllur në një institucion. Ne si ish-opozitë duhet të jemi me popullin, duhet të ua kthejmë politikën atyre, ose përmes zgjedhjeve ose përmes demonstrimit të protestave”, tha ai.

Më shumë detaje: 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.