Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Parandalohet kontrabandimi në Mitrovicë të Veriut, malli kapte vlerën mbi 6 mijë euro

Gazeta10
25 Mars 2024 - 9:26

Policia e Kosovës, konkretisht njësitet patrulluese policore, gjatë vëzhgimit të rrugëve ilegale që shfrytëzohen për kontrabandë, më saktësisht në fshatin Zërnosek, KK Leposaviq, kane ndaluar dy automjete te dyshuara me targa serbe por vozitësit ishin shtetas të Kosovës, duke kontrabanduar mallra me vlerë mbi : gjashtë mijë euro.

“1. Automjeti VË ngjyrë e kaltër, me targa serbe, me ngasës mashkull kosovar, në të cilin kishte të ngarkuar një sasi të konsiderueshme të pijeve alkoolike (birrë) në vlerë rreth 1200 euro.

“2. Automjeti Furgon Mercedes, ngjyrë portokalli dhe e bardhë, me targa serbe, me ngasës mashkull kosovar në të cilin kishte të ngarkuar kazan(8 copë) që shërbejnë për prodhimin dhe përpunimin e pijeve alkoolike (raki) në vlerë rreth 5600 euro”, njofton policia.

Pasi qe vozitësit nuk posedonin dokumentacion mbi prejardhjen e mallit të ngarkuar, malli është konfiskuar dhe dërguar në terminalin doganor, kurse ndaj vozitësve janë zbatuar procedurat e zakonshme për kalim ilegal të kufirit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
11 Shtator 2025

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.