Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Parashikimi i motit për të dielën

Gazeta10
15 November 2026 - 7:51

Të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell gjatë orëve të mëngjesit por i ftohtë. Gradualisht gjatë ditës pritet të arrijë një tjetër sistem i paqëndrueshëm, i cili do të sjellë shtim të vranësirave. Më vonë, sidomos gjatë orëve të mbrëmjes, pritet të zhvillohen edhe reshje shiu, lokalisht në formë të rrebesheve, me mundësi për ndonjë shkarkesë elektrike.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i juglindjes, e cila lokalisht pritet të jetë e fuqishme në orët e mbrëmjes, kryesisht në disa pjesë të Rrafshit të Kosovës, me shpejtësi prej 14-41 km/h.

Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej -2 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 13°C. /MeteoKosova/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.