Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Parashikohet rritje e sigurimeve shëndetësore në Zvicër edhe në vitin 2027

Gazeta10
13 Maj 2026 - 18:32

Studimi i platformës Comparis paralajmëron një rritje mesatare prej 3.7 për qind të primeve, megjithëse më e ulët se rritja e vitit 2026.

Kostot e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor në Zvicra pritet të vazhdojnë të rriten edhe në vitin 2027, duke rënduar më tej buxhetin e shumë familjeve. Prej disa vitesh, këto shpenzime po zënë një pjesë gjithnjë e më të madhe të të ardhurave të qytetarëve, përcjell albinfo.ch.

Sipas një studimi të publikuar të martën nga platforma e konsumatorëve Comparis, primet e sigurimeve shëndetësore mund të rriten mesatarisht me 3.7 për qind në vitin 2027. Edhe pse kjo përbën një rritje të ndjeshme, ajo pritet të jetë më e ulët krahasuar me vitin 2026, kur primet u rritën mesatarisht me 4.4 për qind në gjithë vendin.

Analiza e Comparis bazohet në vlerësimin e faktorëve të ndryshëm që ndikojnë në kostot e sistemit shëndetësor, përfshirë shpenzimet mjekësore dhe zhvillimet në tregun e sigurimeve. Megjithatë, normat përfundimtare për vitin 2027 do të bëhen të ditura nga autoritetet federale në Zvicra gjatë muajit shtator, kur qeveria pritet të publikojë zyrtarisht tarifat e reja të primeve të sigurimit shëndetësor.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.