Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

​Paratë borxh të shqiptarëve, më shumë kërkojnë te të afërmit sesa te bankat

Gazeta10
16 April 2023 - 22:10

Kushtet e vështira financiare i kanë detyruar shqiptarët që jo pak herë të marrin para borxh. Dikush për të ushqyer familjen, dikush tjetër për të paguar recetat e ilaçeve e dikush për t’i mundësuar fëmijëve shkollimin.

Marrja e kredive në banka krahas interesave të lartë, procedurat e shumta por dhe frika për mos të rritur pagesat e kësteve në kohë, i drejtojnë qytetarëve që më shumë ti besojnë mikut se sa institucioneve financiare.

Qytetarët thonë se do të ishte më mirë të huazonin paratë tek një familjari sepse bankat kanë përqindjen e interesit më të lartë, transmeton Top Channel.

Të tjerë e mendojnë ndryshe. Për të shmangur konfliktet mes familjarëve apo miqve zgjedhin që të marrin para në bankë.

Shqiptarët mendojnë se problemet e tyre marrin zgjidhje më të shpejtë tek një i njohur ndaj shprehja “Një mik i mirë në ditë të vështira” vijon të mbetet besim i tyre.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
26 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.