Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Parlamenti Evropian: Rusia sponsorizon terrorizmin

Gazeta10
23 Nëntor 2022 - 16:55

Parlamenti Evropian votoi një rezolutë për të njohur Rusinë si një shtet që “përdor mjetet e terrorizmit” dhe si një shtet sponsorizues të terrorizmit, thuhet në një deklaratë për shtyp.

Gjithsej 494 deputetë e mbështetën rezolutën jodetyruese, ndërsa 58 votuan kundër dhe 44 deputetë abstenuan.

Meqenëse BE-ja aktualisht nuk mund t’i caktojë zyrtarisht shtetet si sponsorizues të terrorizmit, Parlamenti i bën thirrje BE-së dhe vendeve anëtare të saj që ”të vendosin kuadrin e duhur ligjor dhe të konsiderojnë shtimin e Rusisë në këtë listë”.

“Kjo do të shkaktonte një sërë masash të rëndësishme kufizuese kundër Moskës dhe do të kishte implikime të thella kufizuese për marrëdhëniet e BE-së me Rusinë”, theksoi Parlamenti.

Me votën e tyre, ligjvënësit u bënë thirrje gjithashtu vendeve të BE-së të vendosin sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë dhe të ndërpresin marrëdhëniet e tyre diplomatike me Kremlinin. /ATSH

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.