Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pas arrestimit, Dibran Hoxhës i ndalohet hyrja në Fakultetin Filozofik

Gazeta10
15 November 2022 - 19:13

Aktivisti i shoqërisë civile, i cili është pjesë e Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim – ORCA, Dibran Hoxha, ka bërë të ditur se pas arrestimit të tij të hënën së bashku me kolegun e tij, Rron Gjinovci, tanimë i është ndaluar hyrja në Fakultetit Filozofik.

Hoxha dhe kolegu i tij u arrestuan pasi penguan profesorin e UP-së, Bujar Dugolli, gjatë detyrës së tij zyrtare, ku ishte duke ligjëruar para studentëve.

Ndalimin për të hyrë në fakultet e ka bërë të ditur vetë Hoxha me anë të një postimi në Facebook, teksa ka shtuar se kjo ka ndodhur me arsyetimin se kanë urdhër që të mos e lejojnë hyrjen e tij në fakultet.

“Sapo me ndalun me hy n Fakultet Filozofik me arsyetimin qe kane urdher mos me leju ni gja te tille. Urdherin qe e lshon vec gjykata n Kosove, e paskan marr Dekani Dashamir Berxulli dhe plagjiatori Bujar Dugolli. Kta duhet me dite nihere e pergjithmone qe institucioni publik nuk eshte shpi e tyne, edhe na do t ja bejme te ditur cdo dite e ma shume kete fakt”, ka shkruar Hoxha.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.