Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pas humbjes së zgjedhjeve, vjen largimi i parë nga radhët e Republikanëve në SHBA

Gazeta10
04 November 2026 - 16:36

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Mike Johnson, ka njoftuar se nuk do të vazhdojë të jetë në krye të republikanëve në Kongresin e ri, një ditë pasi demokratët siguruan shumicën në zgjedhjet e mesmandatit.

Sipas katër burimeve të pranishme në një telefonatë me stafin e tij, Johnson, republikan nga Luiziana, e bëri të ditur vendimin gjatë një bisede telefonike të mërkurën në mëngjes, shkruan NBC.

Njoftimi i tij vjen pas humbjeve të mëdha të republikanëve në garat për Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet e së martës.

Johnson ka shërbyer për dy mandate si kryetar i kësaj dhome. Ai ishte zgjedhur në këtë post në vitin 2023, pasi republikanët shkarkuan nga detyra paraardhësin e tij, Kevin McCarthy, republikan nga Kalifornia.

Largimi i Johnson do të lërë të hapur pozitën e liderit të pakicës republikane në Dhomën e Përfaqësuesve. Republikanët pritet të mbajnë zgjedhje të brendshme më 10 nëntor për të përcaktuar kandidatin e tyre për këtë post.

Ndërkohë, planet e ardhshme politike të Johnsonit mbeten të paqarta.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.