Lajme

Pas lirimit nga aktakuza reagon Agim Ademi: Në fund triumfoi e drejta

Gazeta10
15 Mars 2023 - 17:15

Gjykata Themelore në Prishtinë, në rigjykim, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Agim Ademit, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) dhe Muharrem Rama, lidhur me akuzën për detyrim në bashkëkryerje.

Të akuzuarit Ademi dhe Rama, më 7 nëntor 2022 në seancën e rigjykimit ishin deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzën që iu vihej barrë.

Pas lirimit nga aktakuza, ka reaguar edhe i pari i FFK-së, ku nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka shkruar së fund ka triumfuar e drejta.

Postimi i plotë i Agim Ademit:

NË FUND TRIUMFOI E DREJTA!

Kam kënaqësinë të ndaj lajmin e mirë me ju që sot Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti i Përgjithshëm mori aktgjykim lirues ndaj meje për akuzën që më rëndonte padrejtësisht.

Gjykata Themelore në Prishtinë, me rastin e shpalljes së aktgjykimit lirues, ka theksuar faktin se me asnjë provë nuk është vërtetuar që unë kam kryer ndonjë vepër penale, për të cilën kam qenë i akuzuar padrejtësisht për më shumë se 10 vjet.

Ju falënderoj të gjithë juve që keni besuar në punën time dhe në angazhimin tim, familjes për përkrahjen, e po ashtu falënderoj avokatët nga zyra e avokatëve ‘Hodaj & Partners’, që kontribuuan në zbardhjen e së vërtetës.

Ky aktgjykim është motiv shtesë për mua që të vazhdoj angazhimin tim në ngritjen e futbollit të Kosovës në nivelet më të larta dhe të kontribuoj në përmirësimin e infrastrukturës sportive në Kosovë.

I juaji Agim Ademi!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.