
Mbrojtësi i krahut të majtë, Jordi Alba, mund t’i japë fund aventurës së tij 10-vjeçare nga Barcelona vitin e ardhshëm, shkruan Gazeta10.
Alba nuk po ka vend në formacionin startues të Barcelonës këtë sezon dhe në afatin kalimtar të janarit ai mund të ndryshojë skuadër.
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, pozitën e mbrojtësit të krahut të mjatë ia ka besuar këtë sezon talentit 18-vjeçar, Alejandro Balde, ndërsa edhe ardhja e Marcos Alonsos ia kanë vështirësuar Albas vendin e titullarit te ekipi katalan.
Sipas mediave spanjolle, Alba ka nisur kontaktet me disa skuadra të La Ligas si Atletico Madrid dhe Valencia për një kalim të mundshëm gjatë afatit kalimtar të janarit.
33-vjeçari ka kontratë më Barcelonën deri në vitin 2024 dhe vlera e tij në treg është rreth nëntë million euro.
Alba në ditën e fundit të afatit kalimtar veror ishte i lidhur me një kalim te Interi, por vetë lojtari nuk e dëshiroi transferimin në Serie A. /Gazeta10/