Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pas raportimeve të Kanal10, rregullohet ndriçimi publik dhe trotuari në Bresalc të Gjilanit

Gazeta10
29 May 2026 - 8:35

Emisioni “Adresa e Ankesave” në Kanal10 po vazhdon të dëshmojë ndikimin e tij në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve nëpër komuna të ndryshme të vendit.

Pas raportimit të banorëve të fshatit BresalcGjilan, rruga “Ibush Haziri” tashmë është bërë me trotuar dhe ndriçim publik, duke përmirësuar dukshëm kushtet për banorët e kësaj zone.

Gazetarja Diona Krasniqi, gjatë  lidhjes direkte në emision, bëri të ditur se kërkesat e banorëve kanë marrë zgjidhje pas publikimit të problemit.

“Sot jemi në Gjilan, në fshatin Bresalc, në rrugën ‘Ibush Haziri’, ku banorët janë ankuar se nuk ka pasur trotuar e ndriçim. Tashmë të dyja janë rregulluar”, u shpreh ajo.

Banorët kanë mirëpritur investimet e realizuara, ndërkaq nga e hëna në të premte,  qytetarët  për çdo parregullësi në vendin e tyre mund ta raportojnë në po këtë emision. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
29 May 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.