Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Pas raportimit të Gazeta10, këshilltari i Konjufës i reagon Ramës për trotuaret e papastruar

Gazeta10
27 November 2023 - 11:32

Reshjet e borës që ranë ditë më parë në vendin tonë, kanë bërë që gjendja në disa rrugë në kryeqytet të jetë e keqe.

Trotuaret në shumë pjesë të kryeqytetit kanë mbetur pa pastruar, dhe si rrjedhojë e krijimit të akullit është vështirësuar edhe qarkullimi i qytetarëve.

Foto: Gazeta10

Gazeta10 ka raportuar sot se shumica e trotuareve në Komunën e Prishtinës janë të papasruara dhe me ngrica.

Foto: Gazeta10

Për këtë çështje ka reaguar edhe Ilir Kërçeli këshilltari politik i kryekuvendarit Glauk Konjufca.

Duke ironizuar me gjendjen e krijuar, Kërçeli ka fajësuar kështu Komunën e Prishtinës për mosmirëmbajtjen e trotuareve.

 “Jemi duke e provuar një test, sa po munden qytetarët me ec në trotuare me akull”, ka shkruar Kërçeli në Facebook. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.