
Pas raportimit të Kanal10 në emisionin Mëngjesi me Arben Ahmetin, ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferid Idrizi, dhe Ministria e Bujqësis, Pylltarisë dhe e Zhvillimit Rural pasi bujkut nga fshati Mihaliq i Vushtrrisë, Burhan Mehmeti, breshëri i kishte dëmtuar serën me speca dhe të mbjellura tjera, raporton Gazeta10.
Kryetari i komunës së Vushtrrisë ka thënë se gjatë ditës ekipi ka dal në terren për të vlerësuar dëmin.
“Ka dal ekipa në terren, ata janë duke përgatitur raportin me vlerësu dëmin, dhe të njëjtin e dërgojmë në Ministri të Bujqësisës.
Ministria e Bujqësis në një përgjigje me shkrim kanë thënë se nuk kanë pranuar nga fermeri Burhan Mehmeti por pas vlerësimit që do të bëjë komuna, ata do ta shqyrëtojnë rastin.
“Të gjithë fermerët të cilët pësojnë dëme në sektorin e bujqësisë nga fatkeqësistë natyrore, duhet të drejtohen në Drejtorinë Komunale për Bujqësi në komunën përkatëse. Secila komunë mbledh të dhëna dhe evidenton për dëmet e shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore dhe vec e vec përgatisinnn raporte të cilat pastaj I dorëzojnë në MBPZhR.”, u than në njoftim./Gazeta10.