Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pas takimit me dy kryeministrat, deklarohet presidentja Osmani

Gazeta10
04 July 2023 - 11:13

Vjosa Osmani,presidentja ka zhvilluar  takim me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, dhe atë të Luksemburgut, Xavier Bettel, është diskutuar edhe për situatën në veri të vendit.

 Presidenca e Republikës së Kosovës  në rrjetin social Facebook ka thënë se takimi trepalësh u fokusua në situatën aktuale politike dhe të sigurisë në vend, forcimin e marrëdhënieve trepalëshe, nxitjen e bashkëpunimit dhe diskutimin në fushat kryesore me interes të përbashkët.

“Presidentja Osmani tha se Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim, duke ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit dhe se vendosja e rendit dhe e ligjit është në përputhje me investimin ndër vite të shteteve të BE-së me qëllim të promovimit, mbrojtjes dhe sundimit të ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Më tutje thuhet se Osmani ka shprehur përkushtimin e institucioneve të Kosovës që sfidat t`i tejkalojnë me partnerë dhe aleatë, si dhe gjithashtu theksohet se Osmani u ka thënë kryeministrave se Kosovës vazhdon të jetë pala konstruktive edhe në procesin e dialogut me Serbinë.

“Në këtë kontekst, presidentja Osmani potencoi se sulmet ndaj Policisë së Kosovës, EULEX-it, KFOR-it, qytetarëve dhe gazetarëve nga strukturat ilegale dhe kriminale në veri të vendit, nuk duhet të mbeten pa u ndëshkuarKurse në raport me procesin e dialogut me Serbinë, Presidentja Osmani tha se Kosova vazhdon të jetë palë konstruktive, derisa Serbia refuzon zbatimin e marrëveshjeve të arritura, sikurse edhe shkelë marrëveshjen e fundit të Brukselit të arritur në Ohër”, thuhet në komunikatë.

Presidentja Osmani dhe kryeministrat Rutte e Bettel,po ashtu  thuhet se kanë diskutuar edhe për mundësitë për rritjen e bashkëpunimit bilateral në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.

“Presidentja Osmani falënderoi Holandën dhe Luksemburgun për mbështetjen në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe nënvizoi vlerat dhe qëllimet e përbashkëta që lidhin të tri vendet evropiane së bashku. Më tej, Presidentja Osmani theksoi se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në BE, janë orientim strategjik, ndaj shtroi nevojën e mbështetjes dhe përshpejtimit të anëtarësimit të Kosovës në këto dy organizata”, thuhet në komunikatë.

Ky takimi është përmbyllur me rikonfirmimin e përkushtimit të përbashkët për avancimin e bashkëpunimit, nxitjen e paqes dhe promovimin e stabilitetit në rajon e më gjerë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.