Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pas vendimit për uljen e pagave, Këshilli Gjyqësor i Kosovës thërret mbledhje të jashtëzakonshme

Gazeta10
23 November 2022 - 14:33

Këshilli Gjyqësor i Kosovës do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme pas vendimit të Qeverisë për uljen e pagave në sistemin e drejtësisë, raporton Gazeta10.

KGJK përmes një njoftimi ka bërë të ditur se mbledhja është ftuar për të diskutuar për këto zhvillime.

Kjo mbledhje do të fillojë nga ora 16:00.

“Ju njoftojmë se mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (e mbyllur), do të mbahet sot, datë 23 nëntor 2022 (e mërkurë) nga ora 16:00, në sallën e takimeve të KGJK-së”, thuhet në njoftim.

Përndryshe, vendimi i Qeverisë së Kosovës për uljen e pagave për gjygjtarët dhe prokurorët po kundërshtohet ashpër nga subjektete opozitare si dhe nga shoqëria civile në vend. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.